“OLSI HAIR SYSTEM” eshte nje kompani qe operon ne sektorin e produktetve dhe paisjeve profesionale per parukeri dhe estetike prej afro 15 vjetesh .Kjo kompani i ofron tregut shqiptar nje koncept te ri evropian, duke realizuar ambjente komode per sallonet dhe produktet e standarteve perendimore per trajtimin e flokeve. Inovacionet e fundit dhe teknologjia e larte ne zbatim garantojne rezultate te cilesise se larte ne mbrojten maksimale te flokeve.
Kompania jone fillon aktivitetin e saj ne vitin 1997. Gjate viteve te para kompania ka ushturar aktivitet te vazhdueshem dhe te suksesshem nen logon e “OLSI HAIR SYSTEM”. Si rrjedhoje e rritjes progresive te zmadhimit te permasave te biznesit kompania jone ka zgjeruar kufinje e saj ne te gjithe territorin e Shqiperise gjthashtu dhe ne ate te Kosoves .
“OLSI HAIR SYSTEM” ne rrugen drejt rritjes, ka ndertuar nje ure bashkepunimi te ngushte me perendimin , vecanerisht me nje vend fqinj me fame boterore ne artin e parukerise sic eshte Italia. Projektet tona supervizohen ne cdo hap nga partneret italiane te cilet prej vitesh kryesojne klasifikimet e e produkteve professionale me te mire ne Toscana te Italise.
Ky bashkepunim i frytshem pasqyrohet ne vizionin bashkekohor dhe ne etiken e punes. Perqafimi i standarteve evropiane deshmon bindjen se kompania jone ka zgjedhur rrugen me te mire per ti ofruar klientit shqiptar produkte bashkekohore dhe krejtesisht cilesore.
Te operosh me pergjegjshmeri te larte per ne do te thote; te suportosh klientet ne cdo hap te zgjidhjes se problemeve, te forcosh raportet me te gjithe rrethin e bashkepunetoreve qe operojne ne te njejten industri. Asgje e madhe ne kete jete nuk eshte arritur pa entuziazem, pa vendosur pasionin ne cdo gje qe ben. Asnje sukses nuk arrihet rastesisht nese nuk eshte fryt i nje ambicje te madhe, nje energjie te vazhdueshme pozitive dhe nje vizioni te qarte. Ne punojme intensivisht dhe jemi te apasionuar pas asaj qe bejme.
Kenaqesia ne pune eshte prioritet per ne. Askush nuk ulet perpara tavolines se punes per te perfunduar nje detyre, por ulet me bindjen se e do ate qe ben dhe se ka nje ambicje te perbashket me Kompanine per te qene pararoje e sukseseve te medha. Komoditeti i larte i mjediseve te punes zbatimi i politikave te perparuara, trajnimet mbi kualifikimin dhe specializimin e punonjesve jane sfida jone drejt profesionalizmit me te larte. Pika jone e forte eshte komunikimi me klientet tane… Kenaqesia e Klientit per ne eshte paresore dhe kur klienti nuk eshte i kenaqur, puna per ne nuk quhet e perfunduar. Gjithcka nis dhe perfundon tek klienti.